Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës që përplasi 10-vjeçarin në Kakavijë

Nga Exit News
Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës që përplasi 10-vjeçarin në Kakavijë

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë, të martën, masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për Admir Golemin, shoferin e ambulancës që përplasi për vdekje fëmijën 10 vjeçar në Kakavijë, në 15 gusht.

Admir Golemi ka thënë para gjykatësit se fëmija i ka prerë rrugën teksa ai po transportonte një të sëmurë me urgjencë për në spital. Ai prentendoi se ka qënë duke ecur brenda normës së lejuar të shpejtësisë.

Ditën e shtunë një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në Kakavijë, ku fëmijë sëbashku me prindërit e tij kishin dy ditë që prisnin për të kaluar kufirin për në Greqi.

Të hënën, qeveria vendosi t’i japë familjes së djalit një shumë prej rreth 4 mijë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>