A do ta ndjejnë peshën e vetingut gjyqtarët e çështjes Tahiri?

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
A do ta ndjejnë peshën e vetingut gjyqtarët e çështjes Tahiri?

Sot Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-ministrit Tahiri për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”.

Në të njëjtën kohë do të shqyrtohet dhe kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë në “arrest me burg”. Teksa prokuroria ka frikë se ish-ministri Tahiri mund të shkatërrojë provat, avokati i Tahirit, Maks Haxhia e quajti masën e sigurisë të padrejtë.

Siç raportohet nga gazeta Panorama, trupi gjykues që do të shqyrtojë sot kërkesën e Tahirit përbëhet nga Saida Dollani (kryetare), Sokol Binaj dhe Fehmi Petku. Dy prej gjyqtarëve, Dollani e Binaj, janë të njëjtët si në trupin gjukues, -Nertina Kosova është zëvendësuar tashmë me Fehmi Petkun, pasi dha dorëheqjen, – që në dhjetor hodhën poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe i rikthyen ish-ministrit Tahiri pasaportën, duke e lënë të lirë të udhëtojë jashtë vendit.

Duke kuptuar rrezikun që Gjykata e Apelit mund të vendosë ta lërë Tahirin të lirë, ambasadori i SHBA Donald Lu deklaroi për shtypin:

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vemëndje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.”

Përveç faktit se Ambasada Amerikane dhe jo media apo shoqëria civile  ka mjetet aktuale për “të ndjekur këtë rast me kujdes”, dikush mund të pyes se kush është roli i Reformës në Drejtësi, dhe më saktë i vetingut, në motivimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të dhënë një vendim të drejtë.

Nertina Kosova, e cila ishte dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dha dorëheqjen nga trupi gjykues dhe u zëvendësua nga Fehmi Petku. Ndaj ajo nuk do t’i nënshtrohet vetingut. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka publikuar vendimin e tij për gjykatësen.

Njësoj si Kosova, Saida Dollapi, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku më 15 maj u futën në listën e gjykatësve që do t’i nënshtrohen vetingut gjatë muajve të ardhshëm. Pyetja është: A do t’i motivojë vetingu gjykatësit të mos korruptohen dhe të japin një vendim të drejtë për Saimir Tahirin sipas ligjeve në fuqi?

Deri më tani, KPK ka përjashtuar 4 gjykatës dhe 1 prokuror, dhe ka publikuar tre nga pesë vendimet e saj në faqen zyrtare. Në të trija rastet, gjykatësit dhe prokurorët nuk e kaluan vetingun sepse nuk justifikuan në mënyrë të ligjshme pasurinë e tyre (dhe ndaj, mesa duket janë të korruptuar).

Pavarësisht se procesi i vetingut është i bazuar pjesërisht në vlerësimin e pasurisë, KPK duhet të vlerësojë edhe aspektin profesional dhe pastërtinë e figurës së subjektit.

KPK deri më tani nuk do ka përjashtuar ndonjë gjykatës për paaftësi profesionale apo për shkak të figurës së tij, përveç vlerësimit të pasurisë. Kjo e fundit, mesa duket është e vetmja më e  rëndësishme për të vlerësuar gjykatësit dhe prokurorët në procesin e vetingut. Deri më tani, nuk e dimë ende nëse KPK mund të largojë nga sistemi i drejtësisë ndonjë gjyqtar ose prokuror për arsye të tjera përveç pasurisë së të paligjshme.

Ky fakt, si shkëmbim duhet të ndikojë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda por “A do të ndikohen gjykatësit nga ajo çfarë ato e quajnë të rëndësishme për të kaluar vetingun nga KPK”?

Nertina Kosova tashmë e bëri zgjedhjen e saj, dhe tani do të shohë se si do të sillen kolegët e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>