Uji i pijshëm i Tiranës i ndotur me substanca kancerogjene?

Uji i pijshëm i Tiranës i ndotur me substanca kancerogjene?

Ditët e fundit, e përditshmja italiane Gazzetta del Mezzogiorno i ka kushtuar vëmendje një historie shqetësuese. Furnizimi me klor i Ujësjellësit të Pulias, i bërë në mënyrë të pandërprerë dhe ekskluzive nga firma e njohur D’Agostino, nuk përmbush specifikimet ligjore dhe mund të përmbajë substanca kancerogjene, tretur prej vitesh në ujin e pijshëm të pjesës më të madhe të Pulias.

Por kjo lloj substance mund të ketë ardhur dhe në ujrat e ujësjellësve kryesorë shqiptarë.

Duke qënë se specifikimet teknike të tenderit kanë qenë më pak kufizuese se specifikimet ligjore, prokuroria e Barit dyshon se, për rrjedhojë, klori i përdorur përmban “bromate”, substanca të konsideruara kancerogjene. Kërkesat e tenderit kishin injoruar përjashtimin e këtyre substancave dhe kompanive konkuruese nuk u kërkohej çertifikimi për mungesën e tyre nga klori i furnizuar.

Për këtë arsye, janë pushuar nga puna shumë zyrtarë të ujësjellësit puliez, që tani, së bashku me Donato D’Agostinon, pronarin e kompanisë, akuzohen për krime të ndryshme mashtrimi dhe abuzimi me furnizimet publike.

Kompania e D’Agostinos, prej vitesh, është prezente dhe në tregun shqipëtar, ku deklaron se ka një një stabiliment—për të cilin, ndër të tjera, nuk ka marrë ende leje mjedisore. Ajo ka furnizuar me klor dhe ujësjellësin e Tiranës dhe ujësjellës të tjerë në Shqipëri.

Kontrata mund të jetë siguruar për shkak të marrëdhënieve të afërta të pronarit të kompanisë me Kryeministrnt Rama. Ky i fundit ishte një prej të ftuarve në fermën ekskluzive të D’Agostinos, gjatë vizitës së parë si kryeministër në Pulia, në dhjetor 2013.

Fotoja e mëposhtme është bërë gjatë kësaj vizite. Siç shihet, në të shoqërinë e Kryeministrit janë ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri, ambasadori italian Gaiani dhe, padyshim, Donato D’Agostino.

D’Agostino është njëkohësisht dhe nënkryetar i Konfindustrisë së Barit dhe delegat i saj në Shqipëri, ku vjen herë pas herë për arsye biznesi.

Prokuroria e Barit ia ka besuar analizat e kampionëve të klorit, të marra gjatë hetimeve të Ujësjellësit të Pulias, dy prej kimistëve më të shkëlqyer të Italisë; rezultatet duhet të dalin brenda pak javësh.

Ndërkohë, në Shqipëri askush nuk di gjë për të tilla hetime.

Untitled

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>