Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha të premten se prioriteti i tyre është zhvillimi ekonomik.
Ai ishte në Kamenicë, nga ku deklaroi se “Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit”.
Haradinaj ka shprehur kandidaturën e tij për president dhe tha se me të në krye të shtetit integriteti i vendit do mbetet i pacenueshëm.
Më herët Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një kryetar shteti që fortë për t’i bërë ballë Serbisë.
Dje ai u shpreh i hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.