Ademi në Obot: Nuk ka probleme me banorët, lëvizja e vështirë

Nga Exit News
Ademi në Obot: Nuk ka probleme me banorët, lëvizja e vështirë

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi raportoi, të martën, se në qarkun Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar apo shtëpi të dëmtuar rëndë nga përmbytja.

Gjatë një vizite në fshatin Obot, një prej më të prekurve nga përmbytja, Ademi tha se uji është akoma prezent në rrugë sepse vijojnë shkarkimet nga Liqeni i Shkodrës.

Ajo parashikoi se kjo situatë, e vështirë për lëvizjen e njerëzve dhe gjësë së gjallë mund të zgjasë deri në 2 muaj:

“E gjithë kjo situatë bëhet e rrezikshme për shkak të paparashikueshmerisë dhe ajo që pritet që të ndodhë në ditët e ardhshme për shkak se është një zonë e vështirë.

Kjo është një situatë që pritet që të zgjasë për një periudhë 1-2 javore, duket se do të kemi një dimër të vështirë.”

Një prej problemve që Ademi ngriti është strehimi i gjësë së gjallë të familjeve të dëmtuara:

“Problem është trajtimi i gjësë së gjallë dhe kjo nuk është vetëm për sot por dhe në vijim pasi do të kemi të shkatërruar shumë produkt bujqësor dhe duket që të rimerret, kjo është situata ime më e vështirë.”

Ademi tha se bashkia do t’i kërkojë ndihmë qeverisë për këtë:

“Problemi thelbësor në këtë moment është furnizimi për gjënë e gjallë dhe ne do të kërkojmë ndihmë nga rezervat e shtetit pranë ministrisë së Bujqësisë.”

Shkodra është një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Deri më tani dëmet e raportuara janë vetëm në sipërfaqe toke dhe bagëti. Asnjë familje nuk është evakuuar nga banesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>