Ahmetaj : Qeveria Berisha investoi keq në rrugë

Ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar dje se investimet në rrugë të qeverisë Berisha janë bërë keq dhe janë menaxhuar keq. Duke folur për projektbuxhetin 2016 para Komisionit parlamentar të Ekonomisë ai u shpreh se duhen ende fonde të mëdha për të siguruar standartet optimale të këtyre investimeve.

Në mënyrë specifike ai deklaroi se:

  • Rruga Tiranë-Elbasan kërkon afërsisht 50 milionë euro të tjera për t’u përfunduar. Diskutimet me donatorin janë në zhvillim e sipër
  • Rruga Durrës-Morinë kërkon të paktën edhe 160 milionë euro për tu pëfunduar dhe përmirësuar standartet e saj.
  • Për rrugën Qukës-Qafë Plloç, janë parashikur rreth 60 milionë dollarë vetëm për këtë vit. Rruga është parashikuar të përfundoj për më pak se tre vjet.
  • Rruga e Arbrit është në fazën e negocimit teknik.
  • Për projektin e Bypassit të Fierit, ka pasur probleme me donatorët dhe rruga kalon mbi varrezat e qytetit.
  • Në Bypassin e Vlorës kryhen punime sistematike deri në përfundimin e plotë të tij.
  • Punimet për Rrugën Kardhiq-Delvinë nuk do të zhvillohen, sepse do të zhvillohen vetëm ato projekte që janë në të mirë të ekonomisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>