Kompania ajrore shqiptare Air Albania pritet të nisë fluturimet më 31 gusht dhe fluturimi i parë do të jetë Tiranë-Stamboll.
Javën e kaluar Rama njoftoi se flota e avionëve të Air Albania është gati dhe se kompania do të ketë dhe fluturime nga Tirana në Podgoricë, Sarajevë, Shkup dhe Zagreb.
Krijimi i kompanisë Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, u vendos më 16 maj, me anë të një VKM-jë.
Sipas Vendimit të Këshllit të Ministrave, numër 309, Air Albania është një projekt Partneriteti Publik Privat, ku partnerët janë kompania shtetërore turke Turkish Airlines, shoqëria shtetërore shqiptare Albcotrol sha dhe kompania private shqiptare MDN Investment shpk.