AKEP justifikon me Kanadanë e Francën shkeljen e ligjit të privatësisë gjatë pandemisë

Nga Exit News
AKEP justifikon me Kanadanë e Francën shkeljen e ligjit të privatësisë gjatë pandemisë

AKEP i ka kërkuar kompanisë Vodafone që të lejojë transmetimin e një mesazhi zanor të kryeministrit Rama, gjatë pandemisë.

AKEP nuk ka dhënë sqarim se me çfarë procedure dhe praktike ligjore i ka kërkuar kompanisë Vodafone ose kompanive të tjersa —abonentët e të cilës morën mesazhin e kryeministrit—të lejojë transmetimin e mesazhit zanor të kryeministrit.

Kryetari i AKEP Tomi Frashëri, tha në seancën plenare të së enjtes se:

“Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore”.

Ai u justifikua duke thënë se “edhe në Kanada, shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve”.

Në fakt, ligji i Ruajtjes së Privasisë lejon përdorimin e numrave për qëllime të mjeksisë parandaluese, por kërkon që ky përdorim duhet bërë nga persona të autorizuar të sistemit të mjeksisë dhe institucione publike të certifikuara për ruajtjen e të dhënave.

Edhe nëse supozohet se përdorimin e ka bërë vetë Vodafone, pra që ajo nuk ia ka dhënë numrat stafit të kryeministrit, por ka përdorur kapacitetet teknike dhe rrjetin e saj për transmetimin direkt prej saj të mesazhit audio të kryeministrit tek abonentët, sërish kompania duhet të kishte bërë publike se në cilën procedurë ligjore u mbështet për këtë vendim,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>