Një aksident ka ndodhur në një lagje të Durrësit, ku një automjet ka përplasur një biçiklist duke i shkaktuar vdekjen.
Lajmin e bëri të ditur polica e cila shkruan:
“Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.”
Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen .