Aktivistët e PSD aksion kundër Kurtit: Nuk sjell politikë të re

Nga Exit News
Aktivistët e PSD aksion kundër Kurtit: Nuk sjell politikë të re

Aktivistët e Partisë Social Demokrate në Kosovë kanë kryer të martën një aksion simbolik kundër kreut të LVV Albin Kurti, duke e cilësuar politikën e kësaj partie si “mjeshtëri e riciklimit”.

“Ndryshimi është politikë e re, jo mjeshtri e riciklimit”, është shprehur PSD.

Partia Socialdemokrate e nisi aksionin te Katedralja “Nëna Terezë”.

Aktivistët mbanin në duar një pankartë me fytyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shkruhet “recycle Bin” .

Sipas tyre deklaratat e Kurtit për ndryshim nuk janë të vërteta.

një postim në Facebook, PSD ka shkruar:

“Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në VV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur. Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit”.

o

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>