Rexhep Selimi, ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe anëtar i Vetëvendosjes do të paraqitet nesër, 5 nentor në Hagë, për akuzën e krimeve të luftës.
Njoftimin e dha vetë Selimi në një postim në Facebook.
“Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.
Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, shkroi Selimi.
Ai tha se është i pafajshëm, duke u shprehur se:
“Jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”.
Të mërkurën, EULEX arrestoi Jakup Krasniqin të akuzuar për krime lufte.