Kryeministri Edi Rama i quajti të rreme dhe partiake deklaratat e qytetarëve për probleme me spitalin Covid-19.
Në një deklaratë për median, të hënën, kryeministri Rama komentoi deklaratat e dy zonjave, babai i të cilave humbi jetën nga Covid-19, për mungesën e shërbimit në spitalin Infektiv. Ai i quajti akuzat e dy vajzave “deklaratë dhimbje dhe partie”:
“Në atë deklaratë nuk kishte asnjë të vërtet. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie”.
Ndërsa për një zonjë, e cila deklaroi se në spitalin kovid 3 nuk i kishin dhënë sendet personale të babait, Rama tha se:
“Zonja nuk kishte kartën e identitetit, dhe më këtë kartë morri rrobat. Por njerëzve i dha informacion gjysmak”.
Kryeministri sulmoi edhe mediat, duke i akuzuar se ërdorin çdokënd e gjithçka për të bërë audiencë dhe për të marrë “like”:
“I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve. Se sa ju që bëni propagandë për të krijuar audiencë dhe për të marrë like”.