Akuzat për shkelje të privatësisë, Balla: Baza e të dhënave është krijuar nga puna në terren

Nga Exit News
Akuzat për shkelje të privatësisë, Balla: Baza e të dhënave është krijuar nga puna në terren

Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të Enkeled Alibeajt lidhur me shkeljen e privatësisë së qytetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka quajtur “shpifësa të dëshpëruar” përfaqësuesit e PD-së.

Alibeaj akuzoi sot në një deklaratë për shtyp, kyeministrin Rama dhe PS se po përdorin të dhënat e qytetarëve nga portali e-albania për qëllime zgjedhore.

Sipas Ballës, baza e të dhënave është “krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”.

“Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamuj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!” shkruan Balla në reagimin e tij në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>