Albin Kurti në aktivitet të përbashkët me kandidatët e LVV në Shqipëri

Nga Exit News
Albin Kurti në aktivitet të përbashkët me kandidatët e LVV në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët me kandidatët e LVV në Shqipëri.

Teksa  Shqipërinë e ndajnë vetëm 3 ditë nga dita e zgjedhjeve, partitë politike po përmbyllin fushatat e tyre dhe po bëjnë takimet e fundit.

Kandidatët e pavarur Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani zhvilluan një aktivitet të enjten ku pjesë e tij ishte dhe Kurti.

Ai iu bashkua aktivitetit online dhe shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatëve.

Kurti i shpreh se ata i bashkon ideja kombëtare. Kreu i LVV në Kosovë e cilësoi fushatën e LVV të tre kandidatëve si fushatë model.

Sipas tij ata të tre nuk kanë përdorur sharje ndaj kundërshtarëve por kanë folur mbi programet e tyre dhe me kritike e jo me sulme.

Ai tha se partitë e vjetra kanë përdorur vetëm sulme. Por brenda partive ka njerëz të ndershëm tha Kurti, të cilët i ftojmë të bëhen pjesë e LVV. Kurti tha se LVV në Shqipëri do të rritet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>