Albin Kurti nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

Albin Kurti nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën, në vizitën e tij të parë zyrtare.

Albin Kurti do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Pas takimit Kurti-Rama, dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Për këtë vizitë, Albin Kurti ka shprehur më parë se do të diskutojë si për marrëdhëniet mes dy vendeve, ashtu dhe për iniciativa më të gjera rajonale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kurti u shpreh:

“Unë synoj të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje.

Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>