Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti prezantoi sot propozimin e tij për kabinetin e ri qeveritar në koalicion me Lëvizjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Gazetës Express, kabineti i Kurtit është ky:
- Albin Kurti nga Vetëvendosja – Kryeministër;
- Anton Quni nga LDK– Ministër i Mbrojtjes;
- Lumir Abdixhiku nga LDK – Ministër për Infrastrukturë;
- Besian Mustafa nga LDK – Ministër i Bujqësisë;
- Hykmete Bajrami nga LDK – Ministre për Arsim;
- Agim Veliu nga LDK – Ministër i Brendshëm;
- Vlora Dumoshi nga LDK – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport;
- Glauk Konjufca nga Vetëvendosje – Ministria e Punëve të Jashtme;
- Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje- Ministria e Drejtësisë;
- Besnik Bislimi nga Vetëvendosje – Ministria e Financave dhe Transfertave;
- Rozeta Hajdari nga Vetëvendosje – Ministria e Ekonomisë;
- Arben Vitia nga Vetëvendosje – Ministria e Shëndetësisë;
- Blerim Reka nga Vetëvendosje – Ministria e Integrimeve Evropiane;
- Emilia Rexhepi nga NDS – Ministre e Administratës;
- Dalitbor Jetvic nga Lista Serbe- Për komunitete e Kthim;
- Ivan Millojevic nga Lista Serbe- Për Zhvillim Rajonal.
Ndërkohë dy zëvendëskryeministrat e propozuar janë Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Haki Abazi nga Vetëvendosja.
Nga momenti në moment pritet të nisë seanca e kuvendit për miratimin e qeverisë së re. Albin Kurti u shpreh optimisht se kabineti i propozuar do të marrë votat e nevojshme:
“Janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.