Albin Kurti, kreu dhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendojse, nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas gazetës Express, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përjashtuar Kurtin nga kandidimi, për shkak të dy dënimeve për vepra penale në vitin 2018, pas hedhjes së gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës.
Kurti është dënuar për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.
Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.
Mesditën e së mërkurës KQZ-ja e Kosovës njoftoi se 47 kandidatë për deputetë nga 1,079 kandidatë në listat e partive nuk janë të përshtatshëm për të kandidaur.
KQZ nuk bëri publike listën e emrave të këtyrë kandidatëve.
Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ende një reagim zyrtar.