Aleksei Navalny kërkon nga GJEDNJ të detyrojë Rusinë ta lejojë të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim shëndetësor

Nga Exit News
Aleksei Navalny kërkon nga GJEDNJ të detyrojë Rusinë ta lejojë të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim shëndetësor

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë një kërkesë në emër të liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili kërkon që GJEDNJ të detyrojë qeverinë ruse të lejojë transportimin e zotit Navalnyy në Gjermani për të marrë trajtim shëndetësor.

Tashmë gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e cila i referohet rregullit 39 të Rregulalve të Gjykatës mbi masat e përkohshme.

Ky rregull i lejon GJEDNJ që kur e sheh të përshtatshme në raste urgjente dhe me kërkesë të një pale të interesuar, t’i kërkojë palës tjetër zbatimin e një mase të përkohshme që është në interes të palëve apo sjelljes së duhur ndaj procedurave.

Kjo kërkesë e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut është e detyrueshme për zbatim nga pala të cilës i drejtohet.

Sipas kërkesës, Navalny është në gjendje kome dhe në ventilim në një spital në Rusi pasi u sëmur gjatë një fluturimi, dhe kërkohet të transportohet në një spital në Berlin, përndryshe rrezikon jetën.

Gjykata vendos të pranojë këto kërkesa vetëm në raste të jashtëzakonshme, të cilat shfaqin një rrezik real për një dëm të pakthyeshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>