
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për përfshirje në vepra të paligjshme.
Alibeaj ka publikuar pjesë të një dokumenti ku Shërbimi Informativ Sekret njofton Komisionin e vettingut në polici për këto shkelje.
“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”. – shkruhet në dokument.
Kjo është arsyeja përse Kryeministri Rama mbrojti drejtorin e Policisë kur Veliu u mundua të justifikonte dhunën e policisë ndaj një 15 vjeçari.
