
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, sipas raportimit të Euronews, është tërhequr nga kandidimi për deputet.
Hyseni ishte pozicionuar në vendin e 11 në listën e kandidatëve për Qarkun e Vlorës, nga 12 mandate që ka ky qark.
Mesa duket kjo ka sjellë pakënaqësi nga ana e tij, duke bërë që të tërheqë kandidaturën.
Kryeminsitri Rama pranoi, pa i përmendur emrin, se kishte dijeni për pakënaqësi për renditjen në lista.
“Kam dijeni për një rast… mbrëmë vonë, të vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur se nuk duhet të ishte dhe që thoshte unë do të bëj gjithçka, por s’dua të jem në këtë pozicion […] më thanë çfarë të bëjmë?! Thashë ‘kush nuk do… s’ka problem [të ikë]’, fatmirësisht s’jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë,” – u shpreh Rama për Euronews.