Amazon jep $500 milionë shpërblime për punonjësit

Nga Exit News
Amazon jep $500 milionë shpërblime për punonjësit

Kompania amerikane e shitjeve online, Amazon tha të enjten se do të japë 500 milion dollarë në shpërblime për punonjësit e saj të vijës së parë në Shtetet e Bashkuara, të cilët po punojnë gjatë festave dhe mes pandemisë së Kovid-19.

Punonjësit e kompanisë nga data 1 dhjetor deri më 31 dhjetor do të marrin një bonus prej $ 300, ndërsa ata me kohë të pjesshme do të marrin 150 $, njoftoi Amazon.

Ndërsa kompanitë e tjera si Walmart Inc dhe Home Depot Inc kanë shpenzuar miliona në shpërblime për stafin për punën e tyre gjatë pandemisë.

Amazon shpenzoi edhe në qershor 500 milion dollarë në shpërblime për punonjësit e saj.

Amazon po përballet me një hetim për krijimin. e monopolit nga  ligjvënësit dhe sindikatat e SHBA-ve dhe nëse po bën sa duhet për të mbrojtur stafin nga koronavirusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>