Ambasadori britanik, Duncan Norman deklaroi të enjten se është thelbësore që shumica dhe opozita të gjejnë dakordësinë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor përpara se të miratohet në parlament.
Në një reagim në Tëitter, Norman pohoi se 5 qershori ishte treguesi se çfarë mund të arrihet me vullnet politik dhe dialog, duke theksuar se “do kishin dashur të njëjtën qasje dhe me ndryshimet kushtetuese të miratuara sot”
Të njëjtin qëndrim mbajtën dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe zëdhënsja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE Ana Pisonero.