
64 qytetarë amerikanë, të bllokuar në Shqipëri pas mbylljes së kufijve, kanë udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditët e fundit.
Ambasada Amerikane falenderoi qeverinë dhe kompani ajrore Air Albania e cila ndihmoi me transportin e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan:
“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë.
Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”
Gjatë ditëve të fundit dhe 70 shtetas europianë janë dërguar në vendet e tyre. Ndërkohë prej të hënës, qeveria ka nisur fluturimet për të kthyer në Shqipëri, qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë.