
Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një statusi në rrjetin Twitter, ka prezantuar raportin mbi të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Megjithëse vërehet progres në hetimin nga prokurorët të çështjeve të vogla të korrupsionit, mbetet problem korrupsioni dhe pavarësia e gjyqësorit, komenton ambasada.
Po ashtu përmendet si problem edhe cënimi i lirisë së medias dhe pandërshkueshmëria.
Exit News ka bërë një përmbledhje të raportit për Shqipërinë gjatë 2020, që mund të lexohet këtu.