Ambasada amerikane përshëndet largimin e Armando Prengës nga Kuvendi

Ambasada amerikane përshëndet largimin e Armando Prengës nga Kuvendi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përshëndetur dje largimin e ish-deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti. Në një njoftim për shtyp, ambasada shkruan:

Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit dy ditë më parë. Në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit Zoti Prenga shkruan se po largohet nga parlamenti për “qetësinë e tij e të familjes së tij”. Mandati i Armando Prengës u kthye në një çështje debati dhe replikash mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror Zgjedhor. Prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit me akuzën se Zoti Prenga kishte fshehur të shkuarën kriminale në formularin e vetëdeklarimit. Po ashtu, për Armando Prengën ka disa vendime gjyqësore për akuza të ndryshme. Prokuroria ka vërtetuar se Zoti Prenga ka përdorur rreth 10 emra të ndryshëm gjatë kohës që ka qendruar jashtë vendit.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk pranoi kërkesën e prokurorisë. NË KQZ vazhdon ende debati se kush do të jetë deputeti që do të zëvendësoje Armando Prengën ne kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>