Ambasada Amerikane godet gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Ambasada Amerikane godet gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Konsullata Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën dhjetra gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfolur për korrupsion. Numri i saktë i tyre nuk bëhet i ditur.

Ato kanë patur viza të vlefshme afatgjata të marrë në kohë të ndryshme, por konsullata amerikane i ka njoftuar se vizat e tyre nuk janë më të vlefshme.

Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane tregohet e kujdesshme dhe nuk publikon emra, por bëhet fjalë për gjyqtarë të akuzuar publikisht për korrupsion.

Në kushtet e dhënies së vizave amerikane është parashikuar se qeveria amerikane rezervon të drejtën t’i revokojë vizat ndër të tjera kur mbajtësi i vizës dyshohet për korrupsion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>