Ambasada e SHBA-ve ne Prishtinë sqaron strehimin e 2 afganëve

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve ne Prishtinë sqaron strehimin e 2 afganëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar dërgimin e dy refugjatëve afganë në Kosovë, për verifikime të mëtejshme, të shtunën.

Në Kosovë nuk do të strehohen qytetarë që janë të konsideruar të papranueshëm për SHBA-në, sqaroi Ambasada.

“Disa raporte të mediave kanë lënë lexuesit me përshtypjen e pasaktë se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk qëndron. Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në reagim.

Të premten, mediat amerikane raportoi se të paktën dy afganë të dyshuar për lidhje potenciale me talebanët, do të dërgohen në Kosovë.

Në Kosovë po strehohen tani rreth 500 afganë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>