Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përshëndeti fillimin e punës për Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH”, njoftoi Ambasada amerikane në faqen zyrtare në Facebook, të martën.
Ambasada e quan emërimin e Hajnajt një “gur i rëndësishëm kilometrik”, për drejtësinë dhe “për gratë në role drejtuese”.
Aida Hajnaj, nis më 1 shtator detyrën. Ajo u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj mori votat e të gjithë anëtarëve të KLP-s. Ajo do të drejtojë BKH-në për një mandat 5 vjeçar.