Ambasada franceze ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në emisionin Open e konsideroi “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e BE për shpërndarjen e vaksinave.
Në një letër dëguar Ministrisë së Jashtme, ambasada ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke kujtuar se BE-ja është një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë.
“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.”
Ambasada pohoi se informacioni se Franca ka një stok vaksinash që nuk i përdor është i pavërtetë.
Ajo shtoi se nuk mund të sulmohet kështu një vend mik.