Ambasada shqiptare në Athinë sqaron si do të shpërndahen dokumentet e identifikimit

Nga Exit News
Ambasada shqiptare në Athinë sqaron si do të shpërndahen dokumentet e identifikimit

Shtetasit shqiptarë në Greqi që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021, njofton Ambasada e Shqipërisë në Athinë.

Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.

Ambasada paralajmëron se mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes për shkak të situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar.

Kërkesa për tërheqje duhet të bëhet në postën elektronike [email protected].

“Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit cellular”

Nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>