Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama kanë rënë dakord që reforma zgjedhore të miratohet me dakordësi.
“Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, njofton Ambasada Amerikane në faqen zyrtare në Facebook.
Amabasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua sot paradite me Kryeministrin Rama.
Gjithashtu, Ambasada njofton se më vonë Ambasadorja Kim do të takohet edhe me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.