Ambasadorët e vendeve të BE bisedojnë me Bashën për rolin e PD në Kuvend

Nga Exit News
Ambasadorët e vendeve të BE bisedojnë me Bashën për rolin e PD në Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka biseduar të mërkurën me ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Shqipëri mbi rolin e opozitës në parlament duke filluar nga shtatori.

Në një postim në Twitter, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca flet për një “diskutim të gjatë” mes tyre ku është biseduar për rolin e opozitës në Kuvend, situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi.

PD ende nuk është shprehur nëse do të jetë pjesë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit që do të nisë punën në shtator. Ajo i ka quajtur zgjedhjet ‘masakër elektorale’ duke pretenduar se ato janë manipuluar nga Partia Socialiste.

PD pritet thërrasë Kuvendin e saj Kombëtar më 17 korrik i cili do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar.

Basha akuzon gjithashtu kryeministrin Rama se fajëson Evropën “për të fshehur” dështimet personale, ndërkohë që shpërfill rekomandimet e tyre.

Kreu i PD dënoi si të njëanshme zgjedhjen e kreut të AMA-s nga Kuvendi të mërkurën në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature, pavarësisht thirrjeve të BE dhe OSBE që procesi të shtyhej për në vjeshtë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme