Ambasadori i Izraelit në Serbi: Pavarësinë e Kosovës e kemi njohur që në 4 shtator

Nga Exit News
Ambasadori i Izraelit në Serbi: Pavarësinë e Kosovës e kemi njohur që në 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka deklaruar se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në 4 shtator kur është nënshkruar marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington.

Në një intervistë për një television serb, Vilan deklaroi:

“Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës.”

Pyetur për komentet e presidentit serb për këtë vendim të Izraelit, Vijan tha se Vuçiç nuk mund ta ndryshojë një vendin të tillë:

“Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington.”

Një prej pikave të marrëveshjes Kosovë-Serbi, në 4 shtator, ishte që Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës, Kosova do të hapte ambasadë në Jeruzalem, ndërsa Serbia do të zhvendoste ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Por pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, burime nga presidenca serbe bënë të ditur se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, nëse Izraeli njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>