Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë apel opozitës të bashkëpunojë me qeverinë

Nga Exit News
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë apel opozitës të bashkëpunojë me qeverinë

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka takuar drejtuesit e dy partive opozitare Ramush Hradinajn dhe Enver Hoxhën, të enjten.

“I inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, të punojnë bashkë me qeverinë dhe të ndajnë qëllimet dhe të vendosin nevojat e qytetarëve përpara tifozllëkut partiak”, shkroi ambasadori Kosnett.

Takimi u bë pas deklaratave të AAK-së dhe PDK-së se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin si presidente të vendit.

“Nuk e mbështesim kandidaturën e saj”, u shpreh Hoxha pas takimit me Albin Kurtin e VetëVendosjes. Ndërsa Haradinaj u shpreh se është detyrë e VV të gjej votat për të miratuar presidentin e ri.

Më 20 mars, 120 deputetët e zgjehdur të kosovës do të mblidhen për të formuar Kuvendin e ri. Pas kostituimit të Kuivendit do të nisë puna për formimin e qeverisë së re.

Vjosa Osmani është presidentja në detyrë pas arrestimit t ëish-presidentit Hashim Thaçi nga prokuroria speciale. Për krimet e luftës me bazë në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>