
Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar sot për zbatimin dhe monitorimin e reformës në drejtësi nga SHBA-të. Në një postim në Facebook, ai shkruan se:
Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.