Amabasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca shprehu sot mbështetjen e Bashkimit Europian në procesin e përballimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e raportit zyrtar për dëmet e tërmetit, Zoti Soreca u shpreh:
“Pas tërmetit, BE do i qëndrojë në krah Shqipërisë.
Asnjë vend nuk është 100 për qind i përgatitur për të përballuar fatkeqësi natyrore, dhe Shqiperia kishte mungesë.
Prandaj ky raport ishte mëse i nevojshëm. Botimi i këtij raporti na çon në fazën e trëtë, atë të rindërtimit dhe publikimi i tij është një vendim i duhur i qeverisë.
Ky dokument do të përdoret për të marrë ndihmat e nevojshme nga Konferenca e Donatorëve. Kjo konferencë do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.’
Ambasadori Soreca tha se të gjitha delegacionet e BE-së po punojnë që konferenca e Donatorëve të jetë e suksesshme dhe se do të bëhet gjithçka qe duhet për të ndihmuar Shqiperinë edhe në fazën e tretë, atë të rindërtimit.