Ambasadorja amerikane Kim i paraqet kredencialet Presidentit Meta

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane Kim i paraqet kredencialet Presidentit Meta

Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i paraqiti sot kredencialet e saj Presidentit Ilir Meta. Pas takimin, Presidenti Meta tha se SHBA-të janë “një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë”.

Ajo u betua më 8 janar për të marrë detyrën në vend të Donald Lusë, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.
Kim është ambasadorja e tretë grua në historinë e marrëdhënieve shtetërore mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Më parë SHBA-të i kanë përfaqësuar diplomatet Marisa Lino (1996-1999) dhe Marcie Berman Ries (2004-2007).

Prioritetet e Ambasadores Kim në Shqipëri janë inkurajimi i reformave, forcimin e ligjit dhe i luftës kundër krimit të organizuar dhe zgjidhja e krizën politike, si e vetmja mënyrë për të forcuar perspektivën e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Kim ka punuar për politikën e jashtme dhe sigurinë në Europën, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor.

Si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më herët Ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>