
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim takoi të hënën Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, me të cilin ka biseduar për mbarëvajtjen e rendit ditën e zgjedhjeve.
Përmes një statusi në rrjetin Twitter, Kim shprehet se ka marr garanci nga Veliu për paanshmërinë e policisë në zbatimin e ligjit dhe ruajten e rendit.
“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesional dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve,” shkruan Kim.