Ambasadorja amerikane thirrje Metës, Ramës, Bashës të bashkëpunojnë, mos luftojnë politikisht

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane thirrje Metës, Ramës, Bashës të bashkëpunojnë, mos luftojnë politikisht

Pasi klima politike në vend është tensionuar ditët e fundit, kryesisht për shkak të akuzave të vazhdueshme dhe denoncimeve të opozitës ndaj qeverisë, ambasadorja amerikane Juri Kim i ka bërë thirrje të hënën paradite tre politikanëve kryesorë në vend të bashkëpunojnë dhe të kenë qendrime të përbashkëta për përballimin e krizës së koronavirusit.

Ambasadorja ka telefonuar sot Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha dhe u ka kujtuar atyre edhe publikisht përmes një postimi në Twitter se e tanishmja nuk është situatë normale dhe ata nuk mund të bëjnë politikë siç kanë bërë zakonisht.

Duket se nuk pajtohet me sulmet e opozitës ndaj qeverisë gjatë javës së fundit dhe ka kërkuar që Meta dhe Basha të kenë qendrime të përbashkëta me Edi Ramën.

Pas deklaratës së sotme të Ramës se pushteti vendor në Shkodër nuk po bashkëpunon me qeverinë dhe pas kritikave të kryetares së bashkisë Voltana Ademi ndaj Ramës, Juri Kim nuk ka lënë pa kujtuar me fjalë të kujdesshme edhe udhëheqësve lokalë se duhet të bashkëpunojë dhe t’u kërkojnë qytetarëve të bashkëpunojnë.

Më poshtë teksti i plotë i mesazhit të Juri Kim:

“Fola me Presidentin Ilit Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha për të vlerësuar udhëheqjen e bashkuar të tyre kundër Covid-19 — ajo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitosh luftën pa bashkim dhe disiplinë nga të gjithë udhëheqësit dhe të gjithë njerëzit nga Shkodra në Sarandë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>