
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po monitoron votimin në disa qendra votimi në Shkodër. Ajo u shpreh për median se “çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”.
Kim do të vizitojë edhe qendrën e votimit të hapur në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në Shkodër.
Të shtunën, Ambasadorja u takua me drejtuesit politik të vendit. Ajo bëri thirrje per qetësi dhe votim të lirë të qytetarëve.