“Unë pata nderin t’i dorëzojë Kryeministrit Edi Rama një letër falenderuese nga Presidenti i SHBA-ve Trump”.
Kështu shkroi në një postim në Twitter, të premten, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, për letrën falenderuese të presidentit Trump ndaj kryeministrit Rama për refuzimin e praktikave abuzive të Kinës, për mbështetjen në dialogun Serbi-Kosovë, dhe për mbështjen e marrëveshjes së paqes mes Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit.
Postimi i plotë i ambasadores Kim:
“Unë pata nderin t’i dorëzojë Kryeministrit Rama një letër nga Presidenti duke falenderuar lidershipin në Ballkan dhe në Evropë, për refuzimin e praktikave abuzime me Kinës, mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe mbështetjen për Marreveshjen Abraham (marrëveshja e paqes mes Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit)”.