Ambasadorja Kim politikanëve: Lërini lojërat politike, përmirësoni klimën e biznesit

Nga Exit News
Ambasadorja Kim politikanëve: Lërini lojërat politike, përmirësoni klimën e biznesit

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të fokusohen për të përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe jo në lojëra politike.

Duke folur gjatë prezantimit të Indeksit të Biznesit 2019 nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Yuri Kim tha se shqiptarët janë të lodhur nga politika, hedhja e fajit tek kundërshtarët dhe duan kushte më të mira për të bërë biznes dhe vende të reja pune:

´Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit.

Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre.
Populli do rezultat, vizion, jo ofendime.´

Ambasadorja Kim tha se rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë është një nga prioritetet kryesore të sajat, por se kjo nuk mund të ndodhë nëse klima e të bërit biznes në vend nuk përmirësohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>