Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim përshëndeti vendimin e SPAK për zbardhjen e vrasjes së Vajdin Lamajt, Artan Arsit, dhe Klodjan Saliut, duke lëshuar 6 urdhër-arreste.
Në një postim në Twitter, ambasadorja shkroi:
“SPAK ka hetuar një tjetër rast të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është aksioni i parë i SPAK dhe as i fundit. Ne shprespjmë që SPAK të vazhdojë të tregojë fuqinë, integritetin, dhe aftësinë e tij përmes këtyre aksioneve”.
Më herët, SPAK njoftoi se Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reci dyshohen si autorë të vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në shkurt të vitit 2005.