Të enjten, mediat amerikane raportuan se numri total i të infektuarve në SHBA me koronavirus ka arritur në 82 404 persona, duke u renditur e para në botë. Pas SHBA-ve për numrin e të infektuarve renditet Kina me 81 782 raste dhe Italia me 80 589 raste.
Më shumë se 37 mijë të infektuar janë në shtetin e New Yorkut. Autoritete kanë vendosur masa të ashpra ndaluese për përhapjen e koronavirusit si ndalimin e grumbullimeve në park dhe në ambjente të hapura, mbylljen e bareve, restoranteve, muzeve, kinemave dhe teatrove.
Me rritjen e numrit të ët infektuarve në SHBA dhe në Evropë, shumë vende të Azisë po përjetojnë një rikthim të virusit. Ato kanë rivendosur masat ndaluese. Ditën e enjte, Kina ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare, dhe rivendosi masat ndaluese për të gjithë të huajt që kanë hyrë këtë periudhë në vend.