Kancelarja gjermane Angela Merkel, 66 vjeç, do të vaksinohet me AstraZeneca të premten. Vaksina rekomandohet vetëm për personat mbi 60 vjeç në Gjermani, sipas The Guardian.
Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch (RKI) tha se gjermanët duhet të “zvogëlojnë në mënyrë drastike kontaktin” me njëri-tjetrin në një përpjekje për të ulur valën e tretë.
Mutacioni më infektiv B117 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar përbën 90 përqind të infeksioneve në Gjermani. Gjermania regjistroi mbi 29,000 raste të reja të enjten. Shumica e tyre tani janë të persona të grupmoshës 15 deri 49 vjeç. Njerëz gjithnjë e më të rinj kanë nevojë për trajtim në treapi intensive, tha drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive.
Gjermania ka pezulluar dy herë administrimin e vaksinës së AstraZeneca, pas rasteve të mpikjes së gjakut.