Angli, shqiptari arrestohet pasi menaxhonte “fabrikën” e kanabisit

Angli, shqiptari arrestohet pasi menaxhonte “fabrikën” e kanabisit

Një shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga policia në Devon të Anglisë teksa menaxhonte një “fabrikë” kanabisi.

D.S, emigrant i paligjshëm në Angli, u kap nga policia në shtëpinë që e kishte kthyer në fabrikë për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit. Dhomat për rritjen e kanabisit ishin pajisur me sistem elektrik modern e të fuqishëm, si dhe me sistem artificial kanalizimi që shërbente për të ushqyer rrënjët e kanabisit.

Policia asgjësoi rreth 214 bimë kanabisi, të gjitha 60 deri në 90 centimetra të larta, shumë afër momentit për tu këputur e tharë.

Sipas rrëfimit të 23 vjeçarit, fabrika e kanabisit i përkiste një bande shqiptare dhe se ai kishte pranuar të punonte pasi prej kohësh kishte mbetur pa para.

Rritja e kriminalitetit nga emigrantët, e veçanërisht ata shqiptarë, është një shqetësim për të cilin Mbretëria e Bashkuar ka folur shpesh herë.

Vetëm pak muaj më parë, mediat britanike shkruajtën për mënyrat që përdorin emigrantët shqiptarë, shpesh herë me të shkuar kriminale, për të siguruar leje qëndrimin në MB, emigrant këta që në shumicën e rasteve rikthehen prap tek veprimtaritë kriminale për të mbijetuar. (Exit.al)

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>