Ambasadorja kroate në BE, dhe drejtuesja e takimit të emergjencës mbi koronavirusin me vendet e prekura, është vetëizoluar pas kontaktit me një të infektuar në Këshillin Evropian. Për këtë arsye, takimi i ambasadorëve të BE-së për koronavirusin i planifikuar për ditën e sotme u anullua.
Sipas një njoftimi për delegacionet e vendeve pjesmarrëse në takim, ambasadorja krotae Irena Andrassy ka qëndruar për 15 minuta, në një distancë më të vogël se sa dy metra me një punonjës të Këshillit të infektuar me koronavirus.
Këshilli po harton një listë me delegatët e tjerë që mund të kenë qënë në kontakt me personin e infektuar. Gjithashtu zona e vizituar prej tij në godinën e Këshilli do të izolohet dhe do të pastrohet.
Deri më tani dy punonjës të Këshillit Evropian kanë koronavirus.