Anulohen mbledhjet e kuvendit pas masave kufizuese anti-Covid

Nga Exit News
Anulohen mbledhjet e kuvendit pas masave kufizuese anti-Covid

Kuvendi do të anulojë seancën plenare të së enjtes, pas vendimit të qeverisë për të ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambient.

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ministres Manastirliu që të japin një ide për vazhdimësinë e punës së kuvendit.

Që prej 18 nëntorit, nuk do lejohen më grumbullimet më shumë se 10 persona në ambjente të mbyllura dhe të hapura, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme