
Qeveria ka vendosur që të ndalojë ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara deri në një moment të dytë si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp.
Ajo tha se vetëm ndërhyrjet e rasteve të urgjencës dhe atyre me patologji malinje do të zhvillohen sipas planifikimit:
“Kufizohen dhe ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës.”
Qeveria mori sot disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.
Më tepër mund të lexoni këtu.