
Gjykata Administrative e Apelit ka kthyer në garë kandidatin për Gjykatë Kushtetuese, Eugen Papandile.
Në vendimin e shpallur të premten, gjykata ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e Papandiles.
Papandile paditi KED pas skualifikimit nga gara për Gjykatë Kushtetuese. KED e skualifikoi atë për mos plotësim të kriterit të vjetërsisë së punës.
Papandile pretendoi se KED ka përllogaritur gabim vitet e tij të punës, duke i numëruar katër muaj më pak.